Kasapolli: E rëndësishme kush do të guxojë ta bëjë qeverinë për shkak të obligimeve që i presin

Ish ambasadori Gezim Kasapolli në emisionin “Click” në RTV21 komentoi deklaratën e ambasadorit të BE-së Aivo Orav i cili tha se dëshirojnë qeveri stabile. Sipas Kasapollit, qeveria stabile në këtë fazë  është vetëm dëshirore.

“Për shkak se nuk po shihet një kombinim i tillë , unë prapë do të fokusohesha në qeveri që i mban premtimet se sa në qeveri stabile për shkak të numrave”, tha Kasapolli.

Sipas tij në momentin që vjen një opsion se si të ecet përpara Kosova nuk do ta ketë luksin e pritjes por duhet të veprojë në mënyrën më të mirë të mundshme për t’i përmbushur obligimet.

Sipas tij partite politike po zvarrisin procesin e certifikimit të zgjedhjeve për të fituar më shumë kohë.

“është një tendencë që të gjithë të fshihen pas proceseve të detyrueshme , certfikimi , LVV t’i jepet shanca… kjo e gjitha me qëllim që asnjëri nuk është me rëndësi kush do ta bëjë qeverinë ta bëjë qeverinë,  por kush guxon që ta bëjë në ditë të sotit qeverinë për shkak të obligimeve që i kanë përpara”, tha Kasapolli.

Back to top button