Kaloni te përmbajtja kryesore

Godet Peci: Kushdo që do luftë me neve, luftë do të ketë

Pas zhvillimeve të fundit në Ministrinë e Bujqësisë, ministri Faton Peci për media i quajti shpifje raportimet në media.

Ai tha se nuk ka qenë e vërtetë se ishte në ministri duke fshehur dosje.

“E vërteta le ta thonë  institucionet e drejtësisë, edhe akterët të cilët e kane përgjegjësinë institucionale me u merr, mu me kanë thënë se nuk ekziston pozicion ku thuhet është bartje e mobileve , aq më tepër që në këtë raportim media ekziston një video që është bërë te kati i objektit të Minsitrisë së Bujqësisë që nuk ka qenë pjesë e kontratës për të bërë renovime, do të thotë është bërë video, është bërë shpifja që në katin se nuk është hiç pjesë e kontratës çka do të thotë se pretendohet që mund te këtë pasur pretendim financiar”, tha Peci.

Ai hodhi prapë akuza ndaj prokurorisë duke thënë se për rastin në fjalë morën masa menjëherë derisa sipas tij për rastet abuzive financiare të cilat siç tha Peci i ka paraqitur në prokuroi e njëjta nuk ka ndërmarrë ende asnjë veprim .

“Unë jam i vetëdijshëm që tash së fundmi jam njëri prej figurave publike dhe politike që gëzon besim të jashtëzakonshëm të qytetarëve. Dhe është një proverb që sa më shumë që arrin besim qytetar dhe shkon më lart, fiton miq të rrejshëm dhe armiq të vërtetë. Ata që dëshriojnë , ose që kanë ambicje e objektiv me zhvillu ndonjë luftë , luftë do të kenë”, tha ai./21Media

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button