Parashikimi i motit për fundjavë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se përgjatë fundjavës do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira.
E shtunë: Moti parashikohet me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës parashihen që vende-vende të shoqerohen me riga shiu. Temperaturat minimale do të variojnë nga 0°C deri në 3°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 17°C deri në 20°C. Era do të fryjë nga juglindjes me shpejtësi 1-6m/s.
E diel: Do të mbajë moti vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mundë të shoqërohen me riga lokale shiu. Temperaturat minimale pritet të jenë nga 1 deri 4°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 15°C deri në 20°C. Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?