Kaloni te përmbajtja kryesore

Haxhiu i reagon Prokurorisë pas bastisjes në Ministrinë e Bujqësisë: Drejtësia s’duhet të jetë selektive

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas bastisjes që ka bërë Prokuroria në Ministrinë e Bujqësisë.

Haxhiu ka kritikuar Prokurinë se nuk ka ndërmarrë asnjë veprim, dhe se qindra dosje kanë dërguar. “Qindra dosje me dyshime për korrupsion e keqpërdorime të detyrës zyrtare janë dërguar në prokurori nga Qeveria jonë. Prokuroria asnjë veprim. Asnjë bastisje nëpër institucione pas atyre denoncimeve që i kemi bërë. Heshtje totale”, deklaroi ajo.

Ministrja thotë se Prokurorisë i mjafton një lajm diku në portale, e menjëherë vrapohet me bastisje në Ministri.

“Portale e gazeta ka pasur tash e sa kohë, por çështja është a kishte ato kohë Prokurori?!. Përgjigjen e dimë të gjithë.

“Keqpërdorimet, abuzimet, e shkatërrimet e ndërmarrjeve publike sikurse edhe pasurimi i pajustifikueshëm i zyrtarëve të lartë ka ndodhur para syve të Prokurorisë”, shtoi ajo. Haxhiu thekson se “Drejtësia s’duhet të jetë selektive. Aq më pak spektakël”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button