Protestë para EULEX-it ku po mbahet Thaçi: Drejtësi, jo politikë

(Lajm i përditësuar)


Disa të rinj janë mbledhur para EULEX-it në Fushë Kosovë dhe po protestojnë në mënyrë paqësore, meqë aty po qëndron që nga dita e djeshme ish-presidenti Hashim Thaçi, i cili është lejuar të vijë në Kosovë pas vdekjes së babait të tij, Haxhi Thaçi

Ata mbajnë në duar afishe me parullat “Liri për çlirimtarët”, “S’kemi heronj për të sakrifikuar”, “Drejtësi dhe jo politikë”, si dhe ” Liria ka emër”.

Në selinë e EULEX-it është duke qëndruar ish-presidenti Hashim Thaçi, i cili është në Kosovë nga dje.


Vizita e Thaçit, të rinjtë e PDK-së mblidhen në numër të madh para selisë së Eulex-it

Një numër i madh i të rinjve të Partisë Demokratike të Kosovës janë mbledhur përballë selisë së misionit të EULEX-it në Prishtinë, të shtunën.

Aty është duke qëndruar edhe sot ish-presidenti Hashim Thaçi, i cili është në Kosovë nga dje.

Thaçi sot është takuar me vëllezërit e tij, dhe aktualisht po qëndron me gruan e tij e cila u pa në veturë duke hyrë në zyrat e EULEX në Fushë Kosovë.

Back to top button