Kaloni te përmbajtja kryesore

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit në Prishtinë, i dyshuari është ende në arrati

(Lajm i përditësuar)


Ndërron jetë njëri nga të plagosurit në Prishtinë, i dyshuari është ende në arrati

Njëri nga dy të plagosurit në Prishtinë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare.

Ndërkohë, i plagosuri tjetër vazhdon të trajtohet. Sipas Policisë, i dyshuari është ende në arrati.


Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur rreth orës 22:30 në Prishtinë, me ç’rast janë lënduar dy persona.

Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 22:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, ku dyshohet të jenë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo.

Ahmeti shtoi se “aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin dhe janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button