Kaloni te përmbajtja kryesore

Prokuroria nis hetimet për procesin e votimit me postë

Pretendimet e ngritura për manipulim të procesit të votimit me postë nga subjektet e caktuara politike dhe kandidatët bënë që Prokuroria të nis hetimet për këtë proces, gati dy muaj pas zgjedhjeve.

Në një përgjigje për RTV21, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë Kaltrina Shala konfirmoi nisjen e hetimeve por nuk dha hollësi.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës në grumbullimin dhe verifikim të informacioneve, mirëpo në këtë fazë të procedurës të parashtruara nuk mund të jepen detaje më të hollësishme sepse do të cenohej procesi hetimor”.

Lëvizja Vetëvendosje ishte ankuar për votat me postë duke drejtuar akuza ndaj LDK-së për manipulim të këtyre votave, të cilat janë mohuar nga kjo e fundit.

Akuza e VV-së ka qenë kryesisht për shpërputhje të votave të disa kandidatëve të LDK-së nga votimet tjera në votimin me post duke kërkuar anulimin e gati 19 mijë votave për LDK-në.

Zëdhënësi i Vetëvendosjes Arlind Manxhuka tha për RTV21 se mirëpresin nisjen e hetimeve duke shtuar se ky rast prek të gjithë sistemin institucional.

“E mirëpresim fillimin e hetimeve. Edhe po ashtu presim që sa më parë të merren masat e parashikuara me ligj meqenëse kemi të bëjmë me një rast shumë domethënës dhe që prek të gjithë sistemin tonë të institucioneve marrë parasysh që lidhet me të drejtën e votës dhe reperkursionet që ajo ka në konstituimin dhe përbërjen e tyre por mbi të gjitha lidhet me vullnetin popullor që është burimin i legjitimitetit në Republikën tonë”, tha Manxhuka.

Për votat me postë ka pasur ankesë edhe Koalicioni i Partisë Demokratike të Ashkalinjve dhe Lëvizjes për Bashkëveprim. Por çfarë pas nisjes së hetimeve nga ana e prokurorisë për votimin me postë?.

Në Institutin Demokratik të Kosovës, thonë se hetimet nuk ndikojnë në rezultat dhe në certifikim të rezultateve.

“Nuk ndikon asgjë në rezultat sepse ky proces është proces hetimor, pra hetimet që benë prokuroria duhet me prodhuar një pësoje. Në nëse ka prova të besueshme që zyrtar të caktuar kanë manipuluar rezultatet e votave  me postë ndaj tyre duhet të ngritët një aktakuzë ajo duhet të shqyrtohet në gjykate dhe pasi të shqyrtohet Gjykata mund të merr vendim. Nëse i shpallë fajtor do ketë përgjegjësi penale  ndaj atyre zyrtarëve që kanë manipuluar procesin. Përndryshe Ligji për zgjedhjet  e përgjithshme e mundëson, ia jep të drejtën KQZ-së që  para certifikimit të rezultate ta rikthej një proces ose qendër të votimit në rinumërim dhe rivotim. Por është e drejtë e KQZ-së nëse anëtarët e saj vlerësojnë se për shkak te hetimeve ose raporteve të caktuara që mund t’i marrin gjatë kësaj periudhe mund e vendosin që kanë prova, dyshim që rikthehet në rivotim krejt procesi i votave me postë mirëpo nëse certifikohen rezultatet s’ka kthim prapa, vazhdohet me procedurat për formim të institucioneve dhe prokuroria  vazhdon me hetimin e saj nëse prodhon prova që dëshmojnë përgjegjësinë penale të ndonjë zyrtari komisionari qoftë  atyre ne QNR qoftë atyre që kanë administruar  procesin e votimit jashtë vendit në përfaqësi atëherë jetë njëjtit ftohen nga prokuroria japin deklarata  dhe më  proces gjyqësor duhet të vërtetohet nëse janë po jo fajtor nëse vërtetohet fajësua të njëjtin mund të dënohen”, tha Bugaqku nga IKD.

Në zgjedhjet e sivjetme në diasporë u votua nëpër përfaqësi, por edhe me votë me postë. Në përfaqësi diplomatike, LVV-ja mori mbi 80 për qind e LDK-ja ishte e treta me 7.3 për qind të votave. Ndërkaq në votat përmes postës, LVV-ja mori 51.89 për qind e LDK-ja 30.21. /RTV21/21Media

Vetëvendosje mirëpret nisjen e hetimeve për votimin me postë

Supremja i hedh poshtë dy ankesat e fundit lidhur me zgjedhjet e 9 shkurtit

​LVV reagon pas vendimit të Supremes

Vendimi i Supremes për votat me postë, VV paralajmëron ankesë në Gjykatën Kushtetuese

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button