Shpërthejnë disa bateri në një ndërtesë në Prishtinë

Në një ndërtesë në lagjen “Pejton”, në Prishtinë, po raportohet se kanë shpërthyer bateri.

Është raportuar se si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme, derisa banorët thuhet se kanë mbetur të bllokuar në banesat e tyre, pasi korridoret e ndërtesës u mbushën me tym.

Portali rtv21.tv ka kontaktuar policinë për të marrë më shumë detaje, por deri deri më tani nuk janë përgjigjur.

Back to top button