Aktivistët kundër shtrenjtimit të rrymës: 12 qytetarë u arrestuan brutalisht

(Lajm i përditësuar)
Aktivstët kundër shtrenjtimit të rrymës: 12 qytetarë u arrestuan brutalisht
Aktivistët e grupit “Asnjë cent më shumë” kanë bllokuar derën e objektit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).
Ata nuk i lejonin punëtorët që të hyjnë brenda, derisa “ZRRE-ja të merr vendimin për mos rritjen e çmimit të energjisë për 15 për qind”.
Policia ka arrestuar aktivistët që bllokuan dyert e Zyrës së Rregullatorit Energjetik për të kundërshtuar shtrenjtimin e rrymës.
Iniciativa “Asnji Cent Ma Shumë!” tha se policia i arrestoi 12 aktivistë të tyre “brutalisht”.
“Pas Presidentes, Ministrisë së Ekonomisë dhe ZRrE-së, stafeta kaloi te Policia e Kosovës. Të gjithë në mbrojtje të interesit privat. Të gjithë bashkë në ruajtjen dhe garantimin e përfitimeve të KEDS-it. Presidentja e Qeveria përmes ZRrE-së, përmes propozimeve dhe vendimeve politike kurse policia e Kosovës përmes grushtave dhe shufrave metalike”.
Akvisitët e kësaj iniciative bllokuan zyrat që nga ora 08:00 kur edhe fillon orarin zyrtar i punës në ZRRE.
“Me zell të pakuptueshëm nga ana e pjesëtarëve të policisë, janë arrestuar dhe rrahur 12 aktivistë/e. Janë rrahur egërsisht vetëm pse po protestonin kundër rritjes edhe ashtu të rritur të çmimit të energjisë. Të rrahur/a dhe të arrestuar/a po mbahen në polici. Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tyre, kurse qytetarët/et i ftojmë të na bashkohen te zyrat e ZRrE-së. Asnji zyrtar i ZrRE nuk mund të punojë aty. Jo deri në një zotim se nuk kanë për të aprovuar asnjë rritje. Deri atëherë ai nuk është vendi i tyre i punës. Deri atëherë ne jemi dhe duhet te jemi në bllokadë”, tha ai.
Aktivistët e grupit “Asnjë cent më shumë” bllokojnë derën e objektit të ZRRE-së
Aktivistët e grupit “Asnjë cent më shumë” kanë bllokuar derën e objektit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).
Ata nuk po i lënë punëtorët që të hyjnë brenda, derisa “ZRRE-ja të merr vendimin për mos rritjen e çmimit të energjisë për 15 për qind”.
Aktivisti i grupit “asnjë cent me shumë”, Auron Doli tha se nuk do të largohen nga objekti.
“Sot kemi vendosur me e blloku ZRRE-në, për shkak të propozimit me e rritë çmimin e energjisë elektrike për 15 për qind. ZRRE-ja do të mbes në bllokadë, përderisa anëtarët e bordit të saj nuk zotohen që me anulu këtë propozimvendim”, tha ai.