Zvicra mirëpret caktimin e seancës konstituive të Kuvendit

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka caktuar 15 prillin si datë kur do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Këtë veprim e ka mirëpritur Ambasada e Zvicrës në Kosovë.
Në njoftimin e ambasadës në rrjetin social Facebook thuhet se ky është një hap i rëndësishëm në procesin demokratik dhe forcimin e vazhdueshëm të institucioneve në Kosovë.
“Ne presim me padurim kushtetutën e Kuvendit, duke reflektuar përkushtimin e Kosovës për transparencë, gjithëpërfshirje dhe qeverisje të mirë”, thuhet në njoftim.