Digjet një restaurant në Kaçanik

Një incident zjarri ka ndodhur në Kaçanik ditën e djeshme, ku përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Siç njofton policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, ankuesi ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë restoranti i cili ka qenë i mbyllur.

Ndërkaq, rasti është nën hetime.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë restoranti i cili ka qenë i mbyllur. Njësit relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale që dyshohet se janë të konsiderueshme nuk ka të lënduar, rasti nën hetime”, ka thënë Policia.

Back to top button