Kaloni te përmbajtja kryesore

Dy të mitur raportohen të zhdukur

Dy persona janë raportuar të zhdukur gjatë 24 orëve të kaluara.

Babai nga Podujeva i ka thënë Policisë se djali i tij 16 vjeçar ka dalë mga shtëpia dhe nuk është kthyer.

“PERSON I ZHDUKUR- Lupq i Poshtëm, Podujevë / 05.04.2025 – 09:00. Ankuesi m/k ka njoftuar policinë se djali i tij 16 vjeçar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime”

Ndërsa në Fushë Kosovë një prind tjetër e ka raportuar të zhdukur vajzën e tij të mitur.

“Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë / 05.04.2025 – 23:00. Ankuesi m/k, ka njoftuar policinë se vajza e tij 14 vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button