Sela takohet me presidentin e Shqipërisë: Biseduam për situatën e shqiptarëve në RMV

Kryetari i Aleancës për Shqipëtarët, Ziadin Sela në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se sot në Tiranë është takuar me presidetin e Shqipërisë, Bajram Begaj, transmeton TV21.

Sela thekson se me presidentin Begaj kanë biseduar për situatën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe për zhvillimet politike në rajon.

“Bashkë me Sekretaren e Përgjithshme të Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, sot në Tiranë takuam Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z.Bajram Begaj. Biseduam për shqetësimet e përbashkëta, për situatën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe zhhillimet politike në vendet tona, në rajon dhe më gjërë. Kujdesi dhe interesimi i Presidentit Begaj dhe shtetit shqiptar, për shqiptarët në RMV është një mbështetje e fuqishme dhe një motiv i fuqishëm për ne të vazhdojmë të punojmë në ruajtjen e arritjeve të deritanishme, kapërcimin e sfidave dhe të përparojmë edhe më tej. Roli i shqiptarëve në Ballkan është kyç për stabilitetin dhe progresin e rajonit, andaj bashkëveprimi ynë me shtetin amë dhe faktorin politik në trojet tona është jetik”, ka shkruar Ziadin Sela.

Back to top button