Kaloni te përmbajtja kryesore

Nënkryetarja e LDK-së për Kurtin: Katër vjet i ka shërbyer përçarjes politike ndërshqiptare

Nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se kryeministri në detyrë Albin Kurti, për katër vjet i ka shërbyer përçarjes politike ndërshqiptare.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se “ai që synon të përçajë shqiptarët, s’mund t’i bashkojë e unifikojë as në paqe e as në krizë”.

“Katër vite, kryeministri në detyrë i ka shërbyer përçarjes politike ndërshqiptare. VV-ja është rast tipik i një partie që ngritet vetëm mbi ndasi, e prandaj s’mbijeton dot pa gjetur fajtorë të jashtëm. Kurtit për 4 vite, nuk i konvenoi asnjë politikan opozitarë shqiptarë. E tani, kur iu mbyll dera nga forcat më të mëdha politike shqiptare, ai po mundohet ta fshehë izolimin e vet politik pas tymnajës së akuzave për ndikime të jashtme. Herë ja zëmë rrugën ne, herë KQZ, herë PZAP… e akoma më shpesh vet rendi kushtetues. Pasi ofendoi, shau e izoloi bashkëpunimin politik ndër-shqiptarë, krijoi pozicionin kur qeveria jetëshkurtër që ai synon u reduktua në biseda pazaresh.  Kosova e pasluftës nuk mban mend diskurs të tillë përçarës. E kush synim politik ka t’i përçajë shqiptarët, nuk mund t’i bashkojë e unifikojë as në paqe, e as në krizë”, ka shkruar Kica-Xhelili.

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button