KEK jep informacione për gjendjen e Njësisë B2, thotë se ka “siguruar energji nga burime të jashtme” pas ndaljes

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia B2 e termocentralit “Kosova B” është ndalur nga puna në orët e para të mëngjesit të sotëm,

Këtë e ka bërë të ditur KEK-u përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook ku ka thënë se kjo ka ndodhur si pasojë e rrjedhjeve të konsiderueshme të ujit.

“Ekipet tona të mirëmbajtjes dhe ekspertëve teknikë janë në gatishmëri të plotë për të filluar procesin e sanimit të gypave të dëmtuar. Bazuar në vlerësimet paraprake, pritet që ky proces të zgjasë rreth 48 orë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, KEK ka arritur të sigurojë rreth 5,000 MWh energji elektrike nga burime të jashtme, që përfaqëson afërsisht 90% të kapacitetit të planifikuar të prodhimit të njësisë B2.

KEK-u thotë se ndalja e këtij blloku ishte i domosdoshëm, për të parandaluar ndonjë defekt me pasoja më të mëdha.

Kujtojmë se mbrëmë u ndal nga puna njësia A3 e termocentralit “Kosova A”, pikërisht për shkak të problemeve të ndjeshme me humbje të ujit. /21Media

Blloku A3 do të ndalet nga puna sonte nga ora 23:59

Back to top button