Aksident në Lloshkobare të Ferizajt, dy të lënduar

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore pas një aksidenti në mes dy automjeteve të premten pas mesditës, në Lloshkobare të Ferizajt.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Ju njoftojmë se më datë 18.04.2025, rreth orës 12:43, në fshatin Lloshkobare, Komuna e Ferizajt, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy automjete me targa vendore. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Veseli.

Ai ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, autoambulanca dhe zjarrfikësit, të cilët kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme./21Media

Back to top button