Bayern me një fitore gjithëpërfshirëse pas zhgënjimit në Ligën e Kampionëve

Pas daljes së hidhur nga Liga e Kampionëve, Bayern i është afruar të paktën një hap tjetër drejt titullit në Bundesligë.

Tri ditë pas humbjes në duelin me Interin, kampionët rekord gjerman fituan si mysafirë ndaj kandidatit për rënie Heidenheim me rezultat 4:0 dhe e rritën përkohësisht epërsinë ndaj Bayer Leverkusen në nëntë pikë.

Bayern që në fillim nuk la asnjë dyshim për fitoren ndaj Heidenheim. Harry Kane (13), Konrad Laimer (19) dhe Kingsley Coman (36) i bënë të qarta gjërat para pushimit. Në pjesën e dytë shtoi Joshua Kimmich (56), raporton KosovaPress.

Në ndeshjen e mbrëmjes, Union Berlin dhe Stuttgart dhanë një spektakël goli për librat e historisë. Në barazimin 4:4, të tetë golat u shënuan para pushimit dhe, sipas ofruesit të të dhënave Opta, më shumë se kurrë më parë në një pjesë të parë në një ndeshje të Bundesligës.

Në luftën për vendet e Ligës së Kampionëve, Leipzig pësoi një tjetër pengesë me barazimin 1:1 ndaj Holstein Kiel. Megjithatë, Mainz 05 nuk ishte në gjendje të përfitonte nga kjo, pasi ata barazuan 2:2 kundër Wolfsburg.

Freiburg gjithashtu mbajti gjallë shanset për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve me fitore 3:2 si vendës kundër Hoffenheim. Në betejën e rënies, Bochum humbi vendin e 16-të në zonën e rënies me humbjen si mysafir nga Werder 1:0.

Back to top button