​Përurohet Mitropolia e parë Ortodokse Shqiptare në Kosovë

Është përuruar sot në Prishtinë në ditën e Pashkëve, Mitropolia e parë Ortodokse Shqiptare në Kishën Katolike “Shën Antonio i Padovës”, në një ceremoni inaugurimi të drejtuar nga kryepeshkopi i parë i Kosovës, Nikollë Xhufka.

Xhufka ka thënë se ky do të jetë një moment gëzimi për të ndarë së bashku vlerat e paqes dhe shpresës që karakterizojnë këtë event historik për besimtarët.

Tutje, Xhufka ka shtuar se hapja e Mitropolisë së parë Ortodokse Shqiptare të Kosovës, do të jetë rezultat i vetëdijesimit të komunitetit në Kosovë.

Kisha do të jetë e vendosur në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Mitropolia do të qëndrojë e hapur për vizitorë nga ora 10:00 deri në 17:00.

Back to top button