Vidhet një veturë me targa të Serbisë në Zubin-Potok

Një person ka raportuar në polici se i është vjedhur vetura me targa të Serbisë në Zubin Potok.
Referuar raportit ditor të policisë thuhet se vetura kishte qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë së tij.
“Zubin Potok/20.04.2025-07:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është vjedhur vetura e tij me targa te Serbisë. Vetura kishte qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë së tij. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë. /21Media