Kaloni te përmbajtja kryesore

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Prishtinës Salih Gashi

Ish-kryetari i Prishtinës, Salih Gashi ka ndërruar jetë. Ky lajm u bë i ditur nga kryetari Përparim Rama, i cili ka shprehur ngushëllimet dhe ka vlerësuar kontributin e tij për kryeqytetin.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama tha se Gashi ishte njëri nga kontribuuesit e palodhur për rindërtimin dhe konsolidimin institucional të kryeqytetit në një kohë të vështirë për vendin tonë.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të akademikut Salih Gashi – kryetarit të parë të Prishtinës pas luftës nga radhët e LDK-së dhe profesor i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit të Prishtinës”, ka shkruar Rama në Facebook.

Rama ka shprehur ngushëllime për familjen, miqtë, bashkëpunëtorët, komunitetin akademik dhe gjithë qytetarët e Prishtinës.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button