Funerali i Papa Françeskut do të bëhet të shtunën

Varrimi i Papa Françeskut do të bëhet të shtunën në orën 10:00 me orën lokale konfirmon Vatikani.

Vatikani ka publikuar gjithashtu imazhe të Papës në një arkivol të hapur, i veshur me një mantel të kuq me mitra papale në kokë dhe një rruzare në duar.

Ai do të dërgohet në Bazilikën e Shën Pjetrit të mërkurën në mëngjes, ku arkivoli i tij do të qëndrojë deri në varrim, në mënyrë që publiku të bëjë nderimet e tyre.

Vdekja e Papës ka shkaktuar një derdhje pikëllimi nga katolikët anembanë globit. Nga Sudani i Jugut në Argjentinë, Polonia në Filipine.

Back to top button