Kaloni te përmbajtja kryesore

Deputetja e AAK-së: As nesër nuk e votojmë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare

Deputetja e AKK-së, Time Kadrijaj bëri të ditur se as në vazhdimin e nesërm të seancës konstituive partia e saj nuk do ta votojë kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeparlamentare, Albulena Haxhiun.

Kadrijaj tha për RTV21 se partitë e deritashme opozitare nuk janë bllokuese të konstituimit të Kuvendit pasi që obligimi për kryeparlamentarin i takon partisë fituese të zgjedhjeve, LVV-së e cila sipas saj duhet t’i sigurojë votat e nevojshme.

“Jo s’do ta votojmë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare. Ne do të marrim pjesë në seancë por është obligim i mazhorancës dhe partisë që ka marrë shumicën për të siguruar 61 vota që të kalojë kryeparlamentari . Nuk po e ‘bllokon opozita, s’po e pengojnë seancën partitë e tjera z.Kurti duhet të fillojë të gjejë bashkëpunim, të gjejë votat që kur hidhet në votim kryeparlamentari t’i ketë 61 vota sepse pas kryeparlamentarit kemi parë deputetë të VV-së që nëpër studio televizive që kanë thënë se për qeveri i kemi votat por jo për kryeparlamentar si ndodh kështu, nëse i kanë për qeveri pse si kanë ato vota edhe për kryeparlamentar. Është obligim i partisë së madhe t’i sigurojë votat edhe për kryeparlamentarin, tha Kadrijaj për RTV21.

E pyetur se si do të veprojnë në rast se Vetëvendosje ndryshon emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit, Kadrijaj tha se mbetët të shihet se çfarë do të ndodh e me pas do të diskutojnë brenda partisë./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button