Peci: Rruga më e mirë është zhbllokimi i kësaj situate në Kuvend

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci thotë se rruga e duhur dhe më e arsyeshme është zhbllokim i situatës së Kuvendit të Kosovës.
Ai thotë se duhet zgjidhje e shpejt me qëllim të konstituimit të Kuvendit dhe më pas formimit të qeverisë së re.
“Unë mendoj se partitë opozitare, ose partia për partinë tjetër nuk mund të propozoj e voton nuk e voton është zgjedhja e tyre…Ne mendojmë se rruga më e mirë, më e duhura dhe më e arsyeshme është me debllokua këtë bllokadë dhe me shkua drejtë konstituimit të Kuvendit….Zgjidhja mbetet në vullnetin dhe vendosmërinë e deputetëve, unë jam që me pas zgjidhje sa më të shpejt në kuptimin që me konstitu Kuvendin dhe me u fut në afate kushtetuese për themelimin e qeverisë”, tha Peci.
Vazhdimi i gjashtë i seancës për konstituimin e legjislaturës së nëntë pritet të mbahet sot në orën 10:00.
Në Kuvendin e Kosovës të mërkurën për herë të pestë ka dështuar të konstituohet legjislatura e nëntë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Lëvizja Vetëvendosje, si partia e parë në zgjedhje, ka të drejtën ekskluzive të nominojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në vitin 2014.
Mirëpo, e njëjta në tri tentime ka dështuar ta zgjedhë kryeparlamentare deputeten Albulena Haxhiun.