Ndërron jetë një grua në QKUK, policia nis hetimet

Një grua është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ndërkaq më pas ka vazhduar në QKUK ku dhe është raportuar se ka vdekur.

Referuar raportit 24-orësh të policisë thuhet se rasti është duke u hetuar, ndërkaq trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Lidhur me rastin viktima femër kosovare është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal Mitrovicë dhe më pas ka vazhduar në QKUK Prishtinë ku dhe është raportuar se viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin ditor të policisë. /21Media

Back to top button