Haradinaj: Nëse propozojnë kandidat tjetër e votojmë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk kanë ndryshuar qëndrim sa i përket votimit të kandidates për kryetare të Kuvendit , Albulena Haxhiu.
Ai u shpreh se qëndrojnë prapa idesë së tyre për t’u propozuar një kandidat tjetër.
“ Për fat të keq nuk ka ndonjë ndryshim nga seancat e mëhershme, e sikurse e dini na kemi dhënë një zgjidhje, pra me propozu kandidat tjerë unifikues Nëse kjo ndodh, me siguri që sot do të votohet, pra nëse ndërrohet kandidati, nëse jo, po më duket se do të jemi në situatë të njëjtë.”, tha ai.
Derisa tregoi arsyen e mungesës në seancën e së dielës.
Personalisht jo, por zonja Time Kadrijaj, që është nënkryetare e Aleancës ka autorizim prej meje, prej Kryesisë, që të konsultohet me zotin Dehari, ai i cili po udhëheq me seancën. Ka edhe shumë emra tjerë, besoj ne i kemi cek këta dy zonjat, ashtu meqenëse ishte zonjë kandidatja po ka edhe emra tjerë Jo, jo, nuk është monotoni është e nder me ardhë në Kuvend, nder është edhe me i kry detyrat që i kemi, po ka qenë përvjetori i masakrës së Mejës edhe unë jam i asaj zone, shumica e atyre njerëzve janë edhe mos me thënë edhe familje, e kanë çuar rastin pastaj me qëndru edhe në përvjetor të luftëtarëve, në Prilep në Shaptejë, në Shkidian, martirëve, pra ishte një dita, dita e të pagjeturve dhe ajo më obligon.”, u shpreh Haradinaj./21Media