Përleshje me thika në Emshir, lëndohen dy persona

Dy persona kanë mbetur të lënduar sot si pasojë e një përleshje në lagjen Kalabria në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
‘‘Rreth orës 13:00, është raportuar për një përleshje në mes të disa personave në lagjen Kalabria, në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë lëndime nga arma e ftohët (thika)”, ka deklaruar Borovci.
Borovci ka njoftuar se personat e lënduar janë dërguar për tretman në QKUK, teksa hetimet po vazhdojnë për sqarimin e plotë e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?