Fillon takimi mes Kurtit dhe Krasniqit

Kryetari i VV-së, Albin Kurti dhe ai i PDK-së Memli Krasniqi tashmë kanë arritur në Kuvendin e Kosovës.
Kurti dhe Krasniqi po takohen pas ftesës që Kurti i bëri dje PDK-së dhe LDK-së.
Ndryshe nga Krasniqi që po merr pjesë në këtë takim, LDK-ja refuzoi pjesëmarrjen në takim. Kryetari Lumir Abdixhiku ndodhet jashtë vendit, por zyrtarë të lartë të partisë, si Besian Mustafa dhe Hykmete Bajrami, e konfirmuan për RTV21 se nuk do të marrin pjesë në këtë takim../21Media