Çitaku: Rënia e Kosovës Indeksin e Lirisë së Medias reflekton presionet ndaj gazetarëve

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë rënia dramatike e Kosovës për 24 vende në Indeksin e Lirisë së Medias nga Reporterët pa Kufij përbën një alarm serioz për gjendjen e demokracisë dhe të drejtës për informim në vend.

“Nga pozita 75 në vitin 2024, në pozitën 99 këtë vit, Kosova po rrëshqet drejt një terreni ku zëri i lirë i gazetarëve dhe transparenca institucionale po cënohen çdo ditë.”, ka shkruar Çitakun në Facebook.

Më tej ajo ka thënë se ky rezultat paraqet presionin mbi gazetarë.

“Kjo rënie nuk është thjesht një statistikë, ajo reflekton kufizime konkrete, presione të vazhdueshme ndaj gazetarëve, si dhe sulme e etiketime të vrazhda që po e dëmtojnë thellësisht ambientin mediatik.

Mendësia rrënuese, që shpesh shkon deri në vetëshkatërrim, është bërë konstante e partisë-shtet që e udhëheq vendin tash e pesë vjet.”, ka përfunduar Çitaku./21Media

 

Back to top button