Dështon tentimi i 11-të për konstituimin e Kuvendit

(Lajm i përditësuar)
Kryeziu pas dështimit të 11’të: S’është më krizë politike, është normalitet që e kanë krijuar politikanët
Ismet Kryeziu nga KDI ka reaguar pas dështimit të përpjekjes së 11’të për konstituimin e kuvendit.
Ai ka thënë se tani nuk është krizë politike por normalitet që e kanë krijuar politikanët.
“Nuk është më krizë politike, është normaliteti që e kanë krijuar politikanët. Vendi pa Kuvend, pa Qeveri, pa Përgjegjësi.”, ka shkruar ai në Facebook.
Kurti nuk flet për letrën dërguar Abdixhikut për koalicion
Kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk e komenton letrën që i ka dërguar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut.
Ai është pyetur nga gazetarët për ftesën, mirëpo ai nuk e ka thënë asnjë fjalë.
Ndërkaq burimet të sigurta nga LDK sot i kanë konfirmuar RTV21 se Albin Kurti i ka dërguar letër, Lumir Abdixhikut. /21Media
Gashi i LDK-së: Nuk kalon kandidatura e Albulena Haxhiut, as me votë të hapur as të fshehtë
As me votë të hapur as të fshehtë kandidatura e Albulena Haxhiun “nuk kalon”, tha deputeti i LDK-së, Arben Gashi.
Votimin e fshehtë e quajti “të papranueshme e të palogjikshme”.
Deklarimi i Gashit:
Rezultat i papjekurisë së sjelljes politike…tash po refuzojnë të komunikojnë me Kurtin, si rezultatet i sjelljes agresive.
Sa i përket votimit të fshehtë, janë dy arsye sepse ka filluar procedura e votimit dhe nuk mund të nryshohet në proces. Nëse do të duhej votim i fshehtë, do të duhej procedurë e re. Dhe do të duhej me këtë të propozohej kandidat të ri.
E papranueshme dhe e palogjikshme.
Dhe sa i përket refuzimit për votim të fshehtë, kjo është çështje transparece dhe mënyrës se si e shohin politikën.
Nuk do të kishte asnjë rezultat të tjetër.
Nuk kalon ajo kandidaturë.
Lojë e VV-së për të ikur prej përgejgjësië, se ata nuk gjejnë partnerë. Kjo është situata ku jemi, sa më shpejt ta kuptojnë aq më mirë.
Ai duhet të bëjë hapa të ndërtojë mirëbesim me partitë politike.
Kurti duhet të kërkojë falje për gjuhën ofenduese dhe degraduese për të ndërtuar mirëbesim.
Haradinaj për letrën e Kurtit dërguar LDK-së: Është dashur të bëhej menjëherë pas zgjedhjeve
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar letrën që kryeministri Albin Kurti, ia ka dërguar Lidhjes Demokratike të Kosovës, e në të cilën e lut për koalicion qeverisës.
Duke folur pas dështimit të 11-të të konstitutimit të Kuvendit, Haradinaj ka thënë se kjo është dashur të ndodhte menjëherë pas zgjedhjeve, dhe jo të priten 90 ditë.
“Është dashur menjëherë pas zgjedhjeve, jo të priten 90 ditë. Është situatë e rëndë në Kosovë, po i harrojmë temat e tjera, rritja e çmimit të energjisë është bërë e rëndë për prodhuesit dhe ne jemi vend që importojmë shumë. Kanë me pas zor me i mbajt punëtorët, jemi duke humbur kohë, duhet të kujdeset dikush për ta”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka shtuar se zgjidhja e vetme për të dalë nga kjo krizë, është një kandidat unifikues.
“Si fillim Kurti do ta jepte një shenjë të mirë që e ka ndërmend që të ecë përpara, duke gjetur një kandidat që LDK-ja mund ta votojë, PDK-ja ose ne”, është shprehur Haradinaj.
Letra e Kurtit për koalicion me LDK-në, Muja: Uroj që Abdixhiku të pranojë
Armend Muja, deputet i Vetëvendosjes ka uruar që Abdixhiku të pranojë ftesën e Kurtit për koalicion mes VV-së dhe LDK-së.
Ai ka shtuar se koalicioni LVV-LDK do të ishte në përputhje me interesin e shumicës së qytetarëve që kërkojnë stabilitet dhe zhvillim.
“Kryeministri dhe kryetari i LVV-së Albin Kurti ka treguar qartësisht gatishmërinë për bashkëpunim politik në funksion të stabilitetit institucional dhe përparimit të vendit. Ky është një hap i duhur dhe i nevojshëm. Sot qytetarët presin përgjegjësi nga partitë politike. Koalicioni LVV-LDK do të ishte në përputhje me interesin e shumicës së qytetarëve që kërkojnë stabilitet dhe zhvillim. Uroj që z. Abdixhiku ta pranojë këtë ftesë për bisedime direkte, që do të ishin në shërbim të institucioneve dhe qytetarëve”, ka shkruar Muja në Facebook. /21Media
Murati e konfirmon: VV e ka ftuar LDK-në për koalicion, nuk mund të bllokohet Kuvendi për një fjalë
Ministri në detyrë, Hekuran Murati, ka pohuar se Vetëvendosje i ka dërguar letër LDK-së për një takim, dhe se në letër është kërkuar që të diskutohet për një marrëveshje politike.
Sipas Muratit, “ka shumë më tepër çështje të rëndësishme sesa një pretendim për një fjalë të vetme, që të bllokohet konstituimi i Kuvendit”.
“Çështja e ftesës për bashkëpunim ekziston. Ne jemi të gatshëm, si fitues të zgjedhjeve, të gjejmë mënyra për zgjidhje. Ftesa është mbi bazën e asaj që ka deklaruar LDK-ja, që kërkojmë një marrëveshje politike dhe që të ketë diskutim për të. Unë mendoj se ka shumë më tepër çështje të rëndësishme sesa një pretendim për një fjalë të vetme, që të bllokohet konstituimi i Kuvendit”, ka thënë ai, pas dështimit të seancës së njëmbëdhjetë konstituive të Kuvendit.
Kuvendi mbajti një minutë heshtje për dëshmorët, deputetët e Listës Serbe qëndruan ulur
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur një minutë heshtje në Kuvend për nder të dëshmorëve.
Por, deputetët e Listës Serbe nuk u ngritën në këmbë për të nderuar dëshmorët. Ata qëndruan ulur gjatë kësaj kohe.
Një minutë heshtje u mbajt në Kuvend për nder të dëshmorëve. Deputetët e Listës Serbe nuk u ngritën, por qëndruan ulur gjatë kësaj kohe.
5 Maji është një datë e rëndësishme historike për shqiptarët, ku përkujtohen Dëshmorët e Kombit.
Në këtë ditë, janë të shumtë emrat e të gjitha kohërave që kujtohen me mirënjohje jo vetëm për vlerat e përjetshme dhe kontributin që dhanë për çlirimin e vendit për një të ardhme më të mirë, por edhe të gjithë ata që sakrifikuan jetën e tyre për liri, demokraci, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo shqiptari.
Haradinaj kërkon veprim të opozitës dhe adresim në Gjykatën Kushtetuese për situatën politike
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj deklaroi se është urgjente që partitë opozitare t’i adresohen Gjykatës Kushtetuese.
Ai para mediave tha se duhet të gjendet një rrugë e veprimit dhe të vendosin për veprimet e mëtejshme.
“Nëse kemi një kandidat të ri, me siguri do ta kryejmë sot detyrën tonë. Është një situatë shumë e keqe… Mendoj se është urgjente që ne si opozitë, partitë opozitare ta shqyrtojmë këtë situatë dhe të gjejmë një rrugë të veprimit të mëtejmë, të vendosim për veprimet e mëtejshme. Mund të jetë një adresim në Gjykatën Kushtetuese nga dhjetë deputetë por nëse ka edhe rrugë tjera t’i shqyrtojmë”, deklaroi Haradinaj.
Haradinaj kërkoi falje për seancën e kaluar, ku kishte thënë që ka informacione se mund të ndërrohet kandidati.
“S’po guxoj më të them sepse dështova atë ditë. Ju kërkoj falje, ne i kishim disa shenja se po diskutohet për opsione të reja, për kandidatë të ri, u fol për zotëri Glauk Konjufcën se mund të jetë prapë edhe ne ishim në shqyrtim që të ja japim votën”, tha ai.
Ai para fillimit të tentimit të 11-të për konstituimin e Kuvendit tha se nëse nuk ka ndryshim të kandidaturës, do të mbajnë qëndrimet e njëjta.
Burimet nga LDK konfirmuan për RTV21 se Kurti i ka dërguar letër Abdixhikut për koalicion
Burimet të sigurta nga LDK kanë konfirmuar RTV21 se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti i ka dërguar letër kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut.
Letra e plotë:
I nderuar kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku,
Po ju drejtohem me këtë letër meqë nuk u takuam ende. Deputetë të LDK-së së fundmi kanë deklaruar publikisht se për të ecur përpara në legjislaturën e nëntë, fillimisht me konstituimin e Kuvendit, nevojitet marrëveshje politike.
Si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës, jam i interesuar dhe i vullnetshëm për marrëveshje politike me LDK-në.
Ne sigurisht që kemi dallime në bindje politike e në politikat qeverisëse, por koalicionet bëhen pikërisht ndërmjet atyre që kanë dallime, duke vendosur të drejtat dhe nevojat e shtetit dhe të qytetarëve si prioritet.
LDK njihet si parti e cila nuk ka hezituar për koalicione qeverisëse: në 2001-2004 me PDK dhe AAK, në 2004-2007 me AAK, në 2008-2010 me PDK, në 2014-2017 sërish me PDK, ndërkaq në 2020 me LVV.
Mospajtimet e diferencat që mund të ketë LDK me LVV sot nuk janë më të mëdha sesa që LDK i kishte para koalicioneve të mëhershme kur i bëri ato. Plus, në vitin 2020 ne bashkë kemi qenë kolegë në Kurti 1, kur unë nuk kam pasur probleme me juve, por me disa të tjerë që nuk kanë më pozita të larta e as ndikim të madh në LDK si asokohe.
Jam i bindur që votuesit e LDK-së sot e preferojnë më së shumti koalicionin me LVV. Edhe votuesit e LVV e preferojnë po ashtu më së shumti koalicionin me LDK. Pse të mos e bëjmë? LVV nuk është e interesuar për koalicion me PDK. Ne edhe mund të shkojmë në zgjedhje të reja ku pak çka mund të ndryshojë për LDK-në dhe mandej sërish do të na duhet të ulemi bashkë për koalicionin LVV-LDK! Pse ta bëjmë atëherë më vonë, kur mund ta bëjmë tash? Pse edhe një palë zgjedhje për koalicionin e njëjtë?
Natyrisht që më së miri do të ishte të takohemi e t’i flasim dhe t’i diskutojmë këto si politikanë të pjekur që kanë ardhmërinë e shtetit dhe përparimin shoqëror prioritet mbi çdo tjetër.


Murati: Opozita të na bashkohet që nënkryetari të mos vijë nga Lista Serbe
Deputeti i zgjedhur i LVV-së, Hekuran Murati ka deklaruar pas dështimit të seancës konstituuive fajin ja lë partive opozitare dhe Listës Serbe, të cilat sipas tij po vazhdojnë ta bllokojnë konstitumin e kuvendit duke mos marrë pjesë në votim.
Duke folur në hollin e Kuvendit pas dështimit të 11-të të konstituimit të Kuvendit, Murati ka thënë se propozimi i LVV-së është që Nenad Rashiq të përfaqësojë komunitetin serb për nënkryetar.
“Besoj ishit dëshmitar të edhe një vazhdimi të seancës konstituive por pa sukses pra që të zhbllokohet procedura e konstituimit të Kuvendit në mënyrë që ti hapet rrugë formimit edhe të qeverisë së re, dhe vazhdimit të institucioneve të reja bazuar në legjislaturën e zgjedhjeve të prodhur nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Besoj e patë edhe njëher pra që partitë të cilat po vazhdojnë ta bllokojnë konstitumin e kuvendit duke mos marrë pjesë në votim ishin PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, ajo cfarë vlen të thuhet kësaj rradhe është ajo që e pamë, që edhe gjatë mbajtjes së një minuti heshtje deputët e Listës Serbe nuk u ngritën fare në këmbë për të respektuar ditën e dëshmorëve.Pra po të varej prej neve sic e kemi thanë edhe më herët Lista Serbe nuk do të ishte fare në kuvend, kur ne kemi kërkuar që të mos cerifikohen si subjekt politik në zgjedhjet e 9 shkurtit nuk e kemi pasur mbështetjen e partive tjera pra ata kanë munguar në atë seancë duke pammundësuar kuorumin pra për të votuar moscertfikimin e Listës Serbe dhe si pasoj sot i kemi në kuvend pra një grup politik i cili nuk e pranon Republikën e Kosovës, e për më tepër refuzon edhe të bëhet pjesë e nderimit të dëshmorëve”, tha Murati. /21Media
Krasniqi: Një gjë duhet ta kuptoj Albin Kurti, nuk mundet me zor me mbajt peng shtetin
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka sdeklaruar se LVV tashmë e di që nuk i ka numrat, teksa shton se një gjë duhet ta kuptoj Albin Kurti, nuk mundet me zor me mbajt peng shtetin
“Secili tashmë e din që ai nuk i ka numrat, por një gjë duhet ta kuptoj edhe Albin Kurti, nuk mundet me zor me mbajt peng shtetin, e ka mbajtur mjaftueshëm gjatë atë nëse vërtetë dëshiron që të kemi rrugëdalje unë e ftoj që ta ndrroj kandidaten, ne si Parti Demokratike i kemi dhënë mundësi që të vij një kandidate apo kandidat që mund të merr shumicën parlamentare në mënyrë që të konstituohet kuvendi e ti hapet rrugë afateve kushtetuese për të zgjedhur qeverinë e re”, tha ai.
Krasniqi tha se PDK është e gatshme për marrjen e përgjegjësive.
“Ne jemi të gatshëm për të marrë përgjegjësit tona por duket që LVV duke mos dashur me pranu humbjen që e kanë pësu në zgjedhjet e kaluara sepse kërkesa e tyre ka qenë referendum e referendumi normal që ka dështu po vazhdon ta mbaj vendin peng. Përgjegjësia është e tyre, atyre ju takon që të bëjnë hapin e parë ata po e përsërisin të njejtën por një gjë le ta kenë të qartë që kur nuk të pëlqen e nuk pajtohesh me të vertëtën e me realitetin nuk mundesh me ndryshu atë por duhet me ndryshu vetveten”, tha i pari i PDK-së. /21Media
Dështon tentimi i 11-të për konstituimin e Kuvendit, vazhdohet më 7 maj në ora 10:00
Dështoi edhe seanca e 11-të e Kuvendit të Republikës së Kosovës për konstitutim.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e ka ndërprerë seancës konsituive.
“Seanca ndërpritet, më 7 maj shihemi sërish në orën 10:00”, tha ai.
Seanca e radhës u shtye për të mërkurën në ora 10:00. /21Media
Nis seanca e Kuvendit
Ka nisur seanca, e 11-ta në tentim për konstituimin e Kuvendit.
Në rend dite është zgjedhja e kryeparlamnetarit.
Nga e shtuna kur u mbajt seanca e fundit nuk ka sinjale për ndryshim qëndrimesh nga partitë politike as për seancën e së hënës.
LVV si parti fituese e cila ka propozuar Albulena Haxhiun kandidate për kryeparlamentare, ka thënë se nuk do të ketë ndryshim të kandidatit që po kërkohet nga PDK, LDK e AAK.
Haxhiu në shtatë tentime nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme. Ndërsa, në dy seancat e fundit nga kryesuesi i seancës është propozuar votim i fshehtë, gjë që është kundërshtuar nga PDK, LDK, AAK e Lista Serbe, duke e vlerësuar si shkelje të rregullores ndryshimin e votimit gjatë procesit.
Ndërsa, nga partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, kanë thënë se votimi i fshehtë është pjesë e votimit të seancës edhe sipas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Ata këtë propozim e kanë arsyetuar duke thënë se ka deputetë nga partitë tjera që janë të gatshëm ta votojnë Haxhiun përmes votimit të fshehtë.
Limaj: Muk mundem me votu diçka që është në kundërshtim me praktikën parlamentare
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka deklaruar se të kishte filluar me fillim me votimin e fshehtë do të ishte e lejueshme edhe me rregullore dhe me ligj.
Limaj shtoi se nuk mundet të votojë diçka që është në kundërshtim me praktikën parlamentare.
“Ne e kemi dhanë qëndrimin, besoj që është kundër rregullave, praktikës parlamentare, nuk mundem me votu diçka që është në kundërshtim me praktikën parlamentare. Sikur të kishte filluar me fillim me votimin e fshehtë është e lejueshme edhe me rregullore edhe me ligj edhe skishte pas naj problem”, u shpreh Limaj. /21Media
Musliu: PDK s’ka ndryshuar qëndrim, Haxhiu po jep shembullin më të keq të aktivistës
Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu lidhur me kandidaten për kryetare të Kuvendit të LVV-së, Albulena Haxhiun ka thënë se PDK e ka qëndrimin e njëjtë qoftë për propozimin për votimin e fshehtë dhe qoftë për Haxhiun.
“Partia Demokratike e Kosovës e ka qëndrimin e qartë qoftë për propozimin për votimin e fshehtë, qoftë për kandidaten për kryetare të Kuvendit, zonjën Albulena Haxhiu. Ajo çka dua të them sot, është që më vjen shumë keq që Albulena Haxhiu nuk ka mësu asgjë nga përvoja e saj në politikë, unë kam menduar që pas eksperiencës së saj në gazin lotsjellës, Albulena Haxhiu kurrë me jetën e saj nuk do të lejojë që të keqpërdoret nga shefi i partisë ose kushdo qoftë tjetër”, deklaroi ajo.
Musliu ka deklaruar para mediave sot se “Albin Kurti edhe kësaj radhe, si në rastin e Gazit Lotsjellës, ku shton se Albulena Haxhiun po e përdor si armë kundër shtetit të Kosovës
“Albin Kurti edhe kësaj radhe, si në rastin e Gazit Lotsjellës, Albulena Haxhiun po e përdor si armë kundër shtetit të Kosovës, prandaj kjo është e pafalshme sepse Albulena Haxhiu po jep shembullin më të keq të aktivistës, shembullin më të keq të politikanës dhe shembullin më të keq të gruas shqiptare”, tha Musliu. /21Media
Musliu gazetarëve: Merrni mësim, keni zënë vendin e 99 mos na i sillni ndër hundë deklaratat shoviniste të VV’së
Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, sot nga gazetarët u pyet për argumentin e VV’së se Albulena Haxhiu është kandidatja më e votuar.
Ajo u tha atyre që të mos i sjellin “deklaratat shoviniste të VV’së”.
“Mua farë s’më intereson se çfarë thotë VV, ju mediat duhet të merrni mësimin e juaj sepse e keni zënë vendin e 99’të për lirinë e medias dhe është mirë që të paktën deklaratat e tyre shoviniste të mos na i sillni ndër hundë. Nuk ka asnjë arsyetim dhe asnjë justifikim për bllokimin e kuvendit”, tha ajo.
Gashi i LDK-së: Nuk kalon kandidatura e Albulena Haxhiut, as me votë të hapur as të fshehtë
As me votë të hapur as të fshehtë kandidatura e Albulena Haxhiun “nuk kalon”, tha deputeti i LDK-së, Arben Gashi.
Votimin e fshehtë e quajti “të papranueshme e të palogjikshme”.
Deklarimi i Gashit:
Rezultat i papjekurisë së sjelljes politike…tash po refuzojnë të komunikojnë me Kurtin, si rezultatet i sjelljes agresive.
Sa i përket votimit të fshehtë, janë dy arsye sepse ka filluar procedura e votimit dhe nuk mund të nryshohet në proces. Nëse do të duhej votim i fshehtë, do të duhej procedurë e re. Dhe do të duhej me këtë të propozohej kandidat të ri.
E papranueshme dhe e palogjikshme.
Dhe sa i përket refuzimit për votim të fshehtë, kjo është çështje transparece dhe mënyrës se si e shohin politikën.
Nuk do të kishte asnjë rezultat të tjetër.
Nuk kalon ajo kandidaturë.
Lojë e VV-së për të ikur prej përgejgjësië, se ata nuk gjejnë partnerë. Kjo është situata ku jemi, sa më shpejt ta kuptojnë aq më mirë.
Ai duhet të bëjë hapa të ndërtojë mirëbesim me partitë politike.
Kurti duhet të kërkojë falje për gjuhën ofenduese dhe degraduese për të ndërtuar mirëbesim.
Murati kërkon votim të fshehtë, thotë se opozita duhet të ndryshojë qendrim të mos e bllokoj procesin
Deputeti i VV-së Hekuran Murati ka arritur në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të vazhdojë seanca konstituive për të njëmbëdhjetën herë radhazi. Ai tha se Albulena Haxhiu do të jetë sërish kandidate e VV-së për kryeparlamentare. Ndërsa tha se duhet të ndryshojë qendrimi i opozitës për të bllokuar procesin e konstituimit të Kuvendit.
“Besoj që tashmë e dini propozimin e VV-së, që na takon si e drejtë kushtetuese. Është Albulena Haxhiu. Ajo çfarë duhet të ndryshojë është qëndrimi për të bllokuar i opozitës, që tashmë jemi dëshmitar disa vazhdime radhazi që vazhdojnë të votojnë kundër apo të mos marrin pjesë në votim. Idea është që të ofrojmë dhe një mundësi tjetër votimi në pajtim dhe me frymen e kushtetutës dhe letren e presidentes që kërkon , që të gjindet rrugëdalje për mundësi për zhbllokim. Idea është që votimi i fshehtë do të ofronte mundësi më të mirë, për shprehjen demokratike të vullnetit të lirë të secilit deputet. Dhe mendojmë që kjo do të ishte zgjidhje. Prandaj pse të mos i ipet një shansë dhe kësaj mundësie që të shihet nëse kjo e zgjidh situaten”, tha ai.
Zemaj: Pa marrëveshje politike, s’do të ketë rezultat
Deputeti i LDK, Armend Zemaj, ka thënë se tashmë është bërë e qartë që s’do të ketë rezultate në formimin e institucioneve pa marrëveshje politike.
“Është e qartë tash që pa pasur një marrëveshje politike dhe pa u definu se cila parti ose cili subjekt mund ta sigurojë shumicën për të krijuar Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës, nuk mendoj që do të ketë ndonjë rezultat.
Në sallë për Kryeniqësinë, për mënyrën e udhëheqjes së seancës kemi folë shumë, nëse vazhdon shkelja e njëjtë, atëherë nuk është e mirë as për Kuvendin, por as për demokracinë formën se si po tentohet të imponohet zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Unë shpeshherë po i dëgjoj këtu në hyrje ose në dalje, gjuha e tyre është goxha agresive, shqetësuese, shpeshherë edhe ofenduese ndërsa sjellja e tyre brenda sallës është ndryshe, thujse nuk janë të njëjtët njerëz ata duhet t’i thirren ndërgjegjes dhe përgjegjësitë çfarë e kanë, duhet të sigurojnë ngjarjet e një deputet edhe tek atëherë mund të kemi zgjedhjet e kryetarit të Kuvendit edhe konstituimin e Kuvendit”, tha ai.
Ai ndër të tjera shton se mënyra e votimit nuk mund të ndryshohet në mes të seancës.
“Po është një ndër format e pjesëmarrjes sonë, është vendim politik, është veprim politik. e kam thanë po e përsëris, nuk mund të ndërrohen rregullat në mes të lojës ose në fund të lojës, seancat kanë nisur me zgjedhjen e organeve me votim të hapur, zgjedhja e kryetarit edhe është ma shumë demokratike dhe imponimi mund të jetë jodemokratik, forma se si po dëshirojnë tash ta trajtojnë me votë për, kundër apo votën e msheft në këtë kuptim?”, tha deputeti i LDK-së. /21Media
Haradinaj: Ne si opozitë duhet ta shqyrtojmë këtë situatë dhe të gjejmë një rrugë të veprimit të mëtejmë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj lidhur me kryetarin e Kuvendit ka thënë se nëse sot do të ketë një kandidat të ri unifikues me siguri do ta kryejmë sot detyrën tonë, përndryshe sipas tij Koosva do të jetë në një situatë shumë të keqe.
Haradinaj shton se është urgjente që opozita ta shqyrtojmë këtë situatë në mënyrë të gjetjes së një rrugë të veprimit të mëtejmë.
“Nëse kemi një kandidat të ri unifikues me siguri do ta kryejmë sot detyrën tonë, nëse jo po më duket jemi në një situatë shumë të keqe. Mendoj që është urgjente ne si opozitë ta shqyrtojmë këtë situatë dhe të gjejmë një rrugë të veprimit të mëtejmë, të vendosim për veprimet e mëtejme, mund të jetë një adresim i gjykatës kushtetuese nga vet ne deputetët po edhe nëse ka rrugë të tjera ti shqyrtojmë”, tha ai. /21Media
AAK nuk e përkrah votimin e fshehtë
Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj para fillimit të seancës së radhës konstituive është deklaruar para mediave.
Sa i përket çështjes së votimit të fshehtë për kryeparlamentarin, deputeti i AAK-së tha se “është joligjore dhe antikushtetuese”.
“Jo, është joligjore, është antikushtetuese. Nëse e kishin propozu në fillim sigurisht që do të votonim komisionin, por tani jo në mes të seancave”, tha Brahimaj. /21Media
Kusari-Lila: Ditë e re fat i ri, Haxhiu është kandidate për kryeparlamentare
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila thotë se vazhdimi i seancës së sotme konstituive do të vazhdojë aty ku ka mbetur procedura.
Ajo thotë se është fakti i ditur që Albulena Haxhiu është kandidatja e LVV-së për kryetare të Kuvendit të Kosovës.
“Procedura duhet të vazhdoj aty ku ka mbetur ta shohim…Është fakt i ditur që Albulena Haxhiu është kandidate. Ditë e re fat i ri”, theksoi ajo.
Sot është tentimi i 11-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Tashmë partia e parë e cila doli në zgjedhjet e 9 shkurtit Lëvizja Vetëvendosje po tenton që kryeparlamentarin ta zgjedh me votim të fshehtë, por kjo mënyrë e votimit nuk po përkrahet nga partitë opozitare.
Lëvizja Vetëvendosje e ka propozuar Albulena Haxhiu për kryeparlamentare.
Rexhaj i VV-së: Haxhiu do të jetë sërish kandidate për kryeparlamentare, do të shkojmë prap me votim të fshehtë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka konfirmuar se Albulena Haxhiu do të jetë sërish kandidate për kryetare të Kuvendit.
Ai tha se do të shkojnë sërish me votim të fshehtë, dhe kjo sipas tij bëhet për të mundësuar ndonjë deputeti që të votojë fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
“Nuk ka ndryshim, sërish do ta kemi pra kandidaten Albulena Haxhiu. Sigurisht që votimi i fshehtë nuk është shkelje as ligjore, as procedurale dhe besoj që do të shkojmë në të njëjtën formë. Subjektet politike tashmë i kanë qëndrimet e veta, unë nuk e kuptoj pse nuk hyn në votim të fshehtë, dhe ndoshta kjo na shtyn në idenë e asaj që ata mund të kenë frikë ndoshta nga deputetët e tyre, mirëpo nuk e besoj këtë. Pra, të shkojmë me votim të fshehtë, Vullneti i deputetit është vullneti i qytetarëve Prandaj edhe ta zhbllokojmë këtë pjesë për të kaluar te pjesa e Qeverisë”, tha Rexhaj. /21Media
Kurti përsëri nuk flet për gazetarët
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti edhe sot kur për herë të njëmbëdhjetë po tentohet konstiuimi i Kuvendit të Kosovës, përsëri nuk foli për medie.
Nëpër daljet publike të fundit, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk iu është përgjigjur gazetarëve kur është pyetur rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Sot është tentimi i 11-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Tashmë partia e parë e cila doli në zgjedhjet e 9 shkurtit Lëvizja Vetëvendosje po tenton që kryeparlamentarin ta zgjedh me votim të fshehtë, por kjo mënyrë e votimit nuk po përkrahet nga partitë opozitare.
Lëvizja Vetëvendosje e ka propozuar Albulena Haxhiu për kryeparlamentare.
Peci: Me votimin e fshehtë po kërkojmë të respektohet vullneti i plotë i deputetëve
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka theksuar se votimi i fshehtë synon respektimin e vullnetit të plotë të deputetëve, duke u shprehur se ky është një hap i domosdoshëm për të siguruar transparencë dhe drejtësi në procesin e zgjedhjes.
Sipas tij, është vendosur që Glauk Konjufca të propozojë përsëri Albulena Haxhiun për postin e kryetares së Kuvendit.
“Ne kemi hyrë në një cikël ku po kërkojmë që për shkak të respektimit të vullnetit të plotë të deputetëve të kemi një votim të fshehtë. Nëse e kemi shumicën e kërkuar vjen në shprehje se cili do të jetë emri. Unë besoj që Konjufca do të kandidojë zonja Haxhiun”, u shpreh Peci para vazhdimit të seancës konstituive”.
Sot tentativa e njëmbëdhjetë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Të shtunën për herën e dhjetë dështoi konstiuimi i kuvendit pasi VV kërkoi prapë votim të fshehtë për ta zgjedhur kryeparlamentarin.
Seanca do të vazhdojë sot nga ora 10:00.
PDK, LDK dhe AAK e kanë bërë të qartë se nuk do ta votojnë Albulena Haxhiun për kryetare të kuvendit, ndërsa VV ka thënë se nuk do e ndërrojnë kandidaten.
Pas votimit të kryekuvendarit është e përcaktuar të procedohet me votim të nënkryetarëve.
Votimi i kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve do t’i hapte rrugë formimit të Qeverisë së re të Kosovës. LVV-së, si fituese të zgjedhjeve, i takon që e para të propozojë mandatarin për ekzekzutivin.
Nëse brenda 15 ditësh nuk e formon ekzekutivin, atëherë presidentja Vjosa Osmani, ka të drejtë të mandatojë cilëndo parti që ia garanton se i ka 61 votat për Qeverinë e re të Kosovës.
Nëse edhe mandatari i dytë dështon të formojë ekzekutivin, atëherë Osmani shpall mbajtjen e zgjedhjeve të reja.