Kaloni te përmbajtja kryesore

Ramadani për letrën e Kurtit drejtuar LDK-së: Fazë e re për përçarjen e partive shqiptare

“Fazë të re të përçarjes së partive shqiptare”, tha opionisti Burim Ramadani për letrën e Kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit drejtuar Kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut – për t’i kërkuar koalicion qeverisës.

Ai u shpreh i bindur se shumica shqiptare – duke përjashtuar Vetëvendosjen – e  bën qeveri, ndërsa Kurti kthehet në opozitë.

“Shumica shqiptare ndërton Qeverinë, me qëndrueshmëri parimore. Letra e sotme e Kurtit për LDK-në është faza e re për përçarjen e partive shqiptare. E filloi me NISMA-n për të njëjtin qëllim, por nuk bëri shumicën. Po vazhdon synimin ndaj LDK-së krejtësisht njëjtë! Kjo nuk është logjikë shtetërore. Është logjikë përçarëse vetëm e vetëm për të mbajtur pushtet. Por, pushteti nuk mbahet me patjetër. “O unë, o askush!”. Politikani duhet të ketë parime e dinjitet! Kur nuk ke shumicë, thjesht pranon realitetin. Kthehesh në opozitë dhe bëhesh gati për zgjedhjet tjera kurdo që janë! Kaq, e thjeshtë është demokracia. Shumica qeveris!”, ka shkruar Ramadani në Facebook. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button