Përleshje mes dy personave në një lokal në Strellc të Deçanit

Një përleshje mes dy personave ka ndodhur sot në një lokal në fshatin Strellc i Epërm të Deçanit.
Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se përleshja e nisur në lokal ka vazhduar edhe jashtë, ku më pas njëri prej tyre e ka goditur me veturë tjetrin.
“Stacioni policor në Deçan është njoftuar për një aksident në fshatin Strellc. Kur kanë arritur në vendin e ngjarjes kanë kuptuar se ka të bëjë me një përleshje mes dy personave në një lokal , pastaj kanë dalë jashtë dhe njëri prej tyre e ka goditur tjetrin me veturë dhe është larguar. Nuk kemi informacione për të vrarë. Tash janë njësitet policore atje dhe e shohin se cka ka ndodhë”, ka deklaruar Gashi