Eliza Hoxha: Dehari nuk ke në gjendje të thërras një minutë heshtje për Kaqusha Jasharin

Deputetja e PDK-së Eliza Hoxha e ka kritikuar kryesuesin e seancës konstituive, Avni Dehari, që nuk e thirri një minutë heshtje për të nderuar figurën e Kaqusha Jasharit.
“Sot, z.Dehari kryesuesi (i përkohshëm) i Kuvendit të Kosovës nuk qe në gjendje të thërras për një minutë nderim për figurën e zonjës Kaqusha Jashari – deputete e po këtij kuvendi dhe jo vetëm si dhe nënshkruese e deklaratës së Pavarësisë së Kosovës. Kaq për respektin ndaj kontribuesve në dhe për këtë vend. Çfarë kulture është kjo? Çfarë trashëgimie prodhon kjo? Çfarë kujtese kolektive?”, ka shkruar ajo.
Kaqusha Jashari ka vdekur dje në moshen 79 vjeçare vdiq.