Eurodeputeti Reuten bën thirrje t’i hiqen masat Kosovës

Eurodeputeti holandez, Thjis Reuten, dje në Parlamentin Evropian ka bërë thirrje për heqjen e masave ndaj Kosovës.
Ai po ashtu ka kërkuar nga Komisioni Evropian që të përgatisë një opinion për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Hiqni këto masa kufizuese, normalizoni marrëdhëniet ndërmjet të gjithë anëtarëve të BE-së dhe Kosovës, njihni atë dhe pranoni aplikimin. Dhe edhe pa pranimin e Këshillit, Komisioni tashmë mund të përgatisë opinionin për aplikimin e Kosovës”, ka thënë ai.
Reuten e ka cilësuar Kosovën si partner i BE-së.
“Kosova është një partner, që ndan vlerat dhe këndvështrimin tonë gjeopolitik. Megjithatë, Këshilli i BE-së vazhdon të bllokojë pranimin e thjeshtë të kërkesës për anëtarësim të këtij partneri. Kështu e trajtoni një partner?”., ka thdeklaruar ai./21Media
🇪🇺🇽🇰 Check the full video on what I said in the debate on the annual Kosovo report in the European Parliament👇 https://t.co/sgOFX9t89H
— Thijs Reuten 🇪🇺🌹 (@thijsreuten) May 7, 2025
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?