52 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku për një ditë në Kosovë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara janë shënuar 52 aksidente dhe janë shqiptuar 2286 gjoba në trafik.
Referuar raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 22 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 30 me dëme materiale.
Ndërkaq gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 12 persona, 9 të tjerë janë dërguar në mbajtje. /21Media
