Shpallen të pavlefshme fletët e votimit të partisë “Mundësia” në Shqipëri

Shpallja e pavlefshme e disa prej fletëve të votimit të Partisë Mundësia ka shkaktuar tension në KAZAZ dyzet në Tiranë.
Pasi kjo është kundërshtuar nga vëzhguesit e “Mundësisë”, kryetarja e KZAZ ka kërkuar praninë e Policisë, të cilët kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën.
Më pas policia ka nxjerrë jashtë vëzhguesit dhe mediat, duke lënë vetëm numëruesit.
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj u shpreh se numëruesit thanë se fletët e shpallura të pavlefshme kishin ngjyrë ndryshe nga fletët e tjera.
Ai e ka kundërshtuar nxjerrjen jashtë të vëzhguesve.
Shehaj: Me jep fletët. Nuk janë të tuat, janë të qytetarëve, hajt tani jepi. Mendon se po kërcënon, nxirr votat e partisë Mundësia, pse duhet të vijnë kandidatët.
KZAZ: Faleminderit për edukatën.
Ata kanë futur duart me ne këtu, jo më të dalim ne jashtë.
Policia shprehet se KZAZ ka dhënë një vendim dhe duhet të zbatohet.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?