Kusari–Lila: Bllokada e pakuptimtë dhe paradoksale

Deputetja nga radhët e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se nuk ka kuptim dhe është paradoksal ky bllokim konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Kusari-Lila deklaroi se partitë opozitare do të duheshin të ishin aktivisht të angazhuar në votime në Kuvend.
“Jemi në një situatë paksa paradoksale në raport edhe me kërkesat edhe me veprimet e përfaqësuesve të partive opozitare të deritanishme të cilat këtë periudhë kohore do duhej të ishin aktivisht të angazhuar në votime”, tha Kusari-Lila. /21Media