Haradinaj do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Vjosa Osmani.

Këtë për RTV21 e ka konfirmuar zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.

“Po kryetari Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja”, ka thënë ai.
Presidentja Osmani do të fillojë një seri konsultimesh rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit nga data 15 maj.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina.

Sipas Kupinës ftesat tek partitë tashmë janë dërguar për takimet e para, ku shtoi se janë në pritje për konfirmime./21Media

Back to top button