Qeriqi për Gjykatën Speciale: Sot nuk është transparente kjo gjykatë

(Lajm i përditësuar)


Qeriqi për Gjykatën Speciale: Sot nuk është transparente kjo gjykatë

Kryetari i UÇK-së në Fushë Kosovë, Xhevdet Qeriqi, në emisionin “Click” të RTV21

Qeriqi thotë se ka pak raste të seancave në Gjykatën Speciale në Hagë të cilat shihet, sipas shumica prej tyre janë të mbyllura.

“Qysh ka vepruar Tribunali i Hagës tek dëshmitarët e mbrojtur në atë kohë sado pak ka qenë transparent me zërin e tyre, e kemi ditur për qka po bëhet fjalë, sot nuk është transparente kjo gjykatë. Pak raste i shohim seancat e tyre, shumica janë të mbyllura, sa i përket asaj pjese se faji është tek ne, nuk është faji tek ne. Se në sistemin e drejtësisë në Kosovë fillimit  është marrë UNMIK-ue deri në viti 2014/2015 është marrë EULEX-i, është dashtë me i hetuar këto raste”, tha Qeriqi. /21Media


Qeriqi: Ka qindra ushtarë të UÇK-së, që 4/5 vite janë intervistuar dhe mbahen peng

Kryetari i UÇK-së në Fushë Kosovë, Xhevdet Qeriqi, në emisionin “Click” të RTV21, lidhur me marrjen e dëshmive në Gjykatën Speciale të ushtarëve të UÇK-së në Hagë ai tha se mund të ketë qindra që janë marrë në pyetje nga kjo prokurori.

Teksa ai shton se në mes e të intervistuarëve në Hagë sipas tij mbahen peng që katër/pesë vite pas intervistimit.

“I kemi ndoshta me qindra që janë marrë edhe mbahen peng sot e asaj dite, sepse as nuk janë të akuzuar as të liruar, që katër pesë vite janë intervistuar edhe mbahen peng. Nuk dihet për fatin e tyre se a do të akuzohen apo do të lirohen, është një shkelje e qdo norme kjo qka ka ndodhur”, theksoi ai. /21Media


Qeriqi: Mendoj që ka shumë arsyje me protestu kundër Trendafiloves

Kryetari i UÇK-së në Fushë Kosovë, Xhevdet Qeriqi, në emisionin “Click” të RTV21 lidhur me vizitën e Trendafilovës sot në Kosovë, ai tha se ka arsyje për protesta kundër saj.

Ai ndër të tjera shton se nga fillimi i procesit gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë ka shumë skandale.

“Mendoj që po sepse ka shumë arsyje me protestu kundër Trendafiloves sepse prej fillimit të procesit gjyqësorë këtë gjykatë e kanë përcjellur shumë skandale. Ne nuk jemi për të na hetu neve, ne jemi me hetu të gjithë periudhën e luftës”, tha Qeriqi. /21Media

Back to top button