Peci: Jemi duke i hyrë në hak pa nevojë , emri i Haxhiu s’ është problemi

Deputeti i LVV-së, Faton Peci, pas seancës së Kuvendit tha sere po bëhen përpjekje të vazhdueshme nga partia në pushtet për ta zhbllokuar ngërçin politik.
“Ne si grup parlamentar në vazhdimësi jemi duke bërë përpjekje për zhbllokim të kësaj gjendje. Jemi duke kryer detyrimet tona ligjore e kushtetuese, jo vetëm duke marrë pjesë, por duke marrë pjesë edhe në proces të votimit. Është shumë e rëndësishme të potencohet se meqë ka sot përfolje të vazhdueshme për ta ndërruar emrin e kandidates për kryeparlamentare, ne nuk kemi ardhur te propozimi i emrit. Ne kërkojmë një herë proces të votimit të fshehtë. Emri i Haxhiut nuk është problemi, jemi duke i hyrë në hak pa nevojë. Pjesë e përpjekjeve tona është edhe ftesa që u dërgoi Kurti liderëve të PDK-së e LDK-së”, tha ai.
Peci foli edhe për takimet e sotme me presidenten Vjosa Osmani.
“Shpresoj që dilet me propozime që është rrugëzgjidhja, edhe pse në masë të madhe dihen propozimet”, shkroi ai.