Policia kërkon ndihmë për gjetjen e të dyshuarit për vjedhje të rëndë në Podujevë

Stacioni Policor i Podujevës ka shpallur në kërkim një person të dyshuar për “vjedhje të rëndë”.
Siç njofton Policia, kjo kërkesë është e mbështetur në autorizimin e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm në Prishtinë.
Rasti thuhet të ketë ndodhur nëntorin e vitit të kaluar në fshatin Letanc të Podujevës.
“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin ‘Vjedhja e rëndë’ të ndodhur më 06.11.2024, në rrugën ‘Fitorja’ në fshatin Letanc në Podujevë, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së tij”, ka thënë Policia.