Kasapolli: Limaj u strehua te AAK-ja, por nuk besoj se do ta pranojnë më

(Lajm i përditësuar)
Kasapolli: Limaj u strehua te AAK-ja, por nuk besoj se do ta pranojnë më
Analisti politik, Gëzim Kasapolli në “Click” në RTV21, ka komentuar pozicionin politik të Fatmir Limajt në prag të zhvillimeve të reja në skenën politike.
Kasapolli u shpreh se Limaj ka tentuar më parë të strehohet te partitë e mëdha, por përfundimisht kishte gjetur hapësirë te AAK-ja.
”Limaj e ka provuar edhe më herët që të strehohet te partitë e mdhaja por ka gjetur një strehim te AAK që besoj se nuk do ta pranojë më”, tha Limaj.
Kasapolli: Presidentja e kreu detyrën protokolare, Kurti nuk po lëviz nga pozicioni
Analisti politik Gëzim Kasapolli, i ftuar në emisionin “Click” në RTV21, ka komentuar takimin e fundit të Presidentes Vjosa Osmani me liderët e partive politike, takim që synon zgjidhjen e ngërçit politik në vend.
Sipas tij, kriza aktuale po e dëmton balancën institucionale, ndërsa sjellja e Kryeministrit Kurti ngre dyshime për një strategji të fshehur pas qëndrimit të palëkundur të VV-së.
”Balanci istitucional është duke u shkelur, i kemi dy institucione që po ndeshin, një qeveri që po aktron dhe një kryeministër që po e mban postin e kryeministrit edhe të deputetit. VV nuk po lëviz nga pozcioni i saj, na bën të mendojmë se Kurti e ka një plan pas kësaj situate, është kogja problemtike për të arritur deri te deklarata e Kurtit. Presidentja sot e ka kryer një detyrë protokolare, por asgjë e re”, tha Kasapolli./21Media