Lista Serbe ishte e ftuar në takimin e Osmanit me partitë politike, refuzoi të marrë pjesë

Lista Serbe ishte e ftuar në takimin që presidentja Osmani dje kishte me përfaqësuesit e partive politike shqiptare, e më pas edhe me përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmanit, Bekim Kupina.
“Lista Serbe ka qenë e ftuar në takim konsultativ me subjektet politike të komuniteteve joshumicë, porse nuk ka ardhë”, ka thënë Kupina. /21Media