Kjo është vlera e pasurisë së Dua Lipës

Ylli i pop-it me origjinë shqiptare, Dua Lipa, është shpallur si individi me moshë më të re në listën “40 nën 40” të të pasurve për vitin 2025 të Sunday Times.
The Indpendent shkruan se në moshën njëzet e nëntë vjeçare, këngëtarja e hitit Dance The Night ka një pasuri të vlerësuar prej njëqind e pesëmbëdhjetë milionë paund, duke u renditur në vendin e tridhjetë e katër në listë.
Në krye të listës që përfshin talente britanike nga muzika, sporti dhe biznesi është sipërmarrësi izraelit me origjinë ruse, Dmitry Bukhman, me pasuri prej dymbëdhjetë pikë pesëdhjetë e katër miliardë paund.
Lista tregon se shumica e të pasurve kanë ndërtuar vetë pasurinë, ndërsa vetëm katër kanë lindur me para. Një e treta e listës nuk kanë ndjekur universitetin, dhe 11 prej tyre janë të lindur jashtë Mbretërisë së Bashkuar.
Robert Watts, përpilues i listës, tha se “dyzet nën dyzet” përmbledh yjet më të ndritshëm nga teknologjia, moda, muzika dhe sporti, shumica e të cilëve kanë ndërtuar vetë pasurinë, duke inspiruar lexuesit.
Lista e treqind e pesëdhjetë më të pasurve për vitin dymijë e njëzet e pesë bazohet në pasuritë e identifikueshme si toka, pronat, veprat artistike dhe aksionet në kompani të listuara publikisht, duke përjashtuar llogaritë bankare. Lista “dyzet nën dyzet” përfshin individë të moshës dyzet vjeç e poshtë që kanë pasuritë më të mëdha.