‘Sunny Hill 2025’ sonte zbulohen emrat e të gjithë artistëve pjesëmarrës

Sonte në orën 20:00, Festivali Sunny Hill do t’i bëjë zyrtarisht të ditur emrat e artistëve që do të marrin pjesë në këtë edicion të festivalit.
Bëhet fjalë për artistë të jashtëzakonshëm, përfshirë yje ndërkombëtare dhe fitues të çmimeve Grammy, MTV dhe Brit Awards.
Deri më tani është konfirmuar se në skenë do të rikthehet ikona globale e muzikës, Dua Lipa, e cila do të hapë festivalin më 1 gusht.
Bëhet e ditur se nata përmbyllëse do të sjellë një performancë të veçantë nga artistja e njohur ndërkombëtarisht, Peggy Gou.
Këtë vit festivali mbahet nga 1 deri më 3 gusht në Parkun Sunny Hill në Bërnicë.