​Papa Leon XIV rinovon traditën

Papa Leoni XIV pritet të jetojë në Pallatin Apostolik të Vatikanit, ndryshe nga Papa Françesku në Casa Santa Marta.

Apartamentet Papate zënë katin e sipërm të Pallatit Apostolik, një ndërtesë e shekullit 16-të me pamje nga Sheshi Shën Pjetri. Ato përmbajnë rreth 10 dhoma, duke përfshirë një dhomë gjumi, një bibliotekë private dhe studim, një dhomë ngrënie, një kuzhinë dhe një kishë të vogël.

Rinovimi i pallatit është duke u zhvilluar dhe pritet që Papa i ri të transferohet së shpejti, tha një zyrtar i lartë i Vatikanit në kushte anonime.

Ish-kardinali Robert Prevost është Papa i parë amerikan, i cili u zgjodh në këtë post më 8 maj, pas një konklave të shkurtër kardinalësh.

Papa jeton aktualisht në një apartament që e ka përdorur më parë në ndërtesën që strehon një zyrë doktrine të Vatikanit pranë Shën Pjetrit.

Papa Françesku vdiq më 21 prill pasi udhëhoqi Kishën Katolike për dymbëdhjetë vjet. Ai ishte Papa i parë që nga viti 1870 që nuk jetonte në një pallat, duke zgjedhur në vend të kësaj Casa Santa Marta, raporton KosovaPress.

Askush nuk ka jetuar në pallat që nga shkurti i vitit 2013, kur Papa Benedikti XVI u largua pasi dha dorëheqje, raportojnë mediat italiane.

Back to top button