Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, këtë javë të Prishtinë!

Më këtë turne, përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, synon të shtyjë përpara procesin e dialogut në Bruksel, duke qëndruar në dy shtetet, Kosovë dhe Serbi, të cilat për vite të tëra janë në një proces, fundi i të cilit as që përmendet. Sipas burimeve të rtv21 Kallas do të arrijë në Kosovë këtë të premte pasi të ketë vizituar një ditë më parë Serbinë. Mediat në Beograd raportojnë se në agjendën e takimeve  do të jenë marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë dhe dialogu me Kosovën.

Këtë vizitë Kallas e kishte paralajmëruar gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, ku deklaroi se po kërkon dinamikë në proces të dialogut të Brukselit.

Brukseli zyrtar ndërkaq, ende se ka bërë të ditur agjendën e vizitës së Kallasit dhe takimeve që do të ketë në Kosovë dhe në Serbi.

As nga Qeveria në detyrë e Kosovës nuk kanë treguar nëse do të kenë takime me shefen e diplomacisë evropiane, kurse presidentja Osmani takoi zonjën Kallas në margjinat e Samitit në Tiranë për shkak se nuk do të jetë në Kosovë pasi gjatë kësaj jave do të vizitojë Zvicrën. Analisti politik, Lutfi Bilalli për RTV21 vlerëson  se vizita e shefes se diplomacisë evropiane në Kosovë, Kaja Kallas, ka një rendësi të madhe për shkak të zhvillimeve të brendshme politike dhe në proces të dialogut me Serbinë.

‘’E para të merr informacione dhe të ketë sugjerime për formimin e  institucioneve të Kosovës të cilat kanë rënë në ngërç të çuditshëm. E dyta , që dialogut ti jap një kahe më dinamike”, tha Bilalli.

Ligjëruesi universitar, Dorajet Imeri, sheh indicie se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë mund të nis shumë shpejtë referuar edhe një deklarate të presidentit të Francës, Emunel Macron, i cili ka thënë se javët e ardhshme pritet të rifillojnë takimet e përfaqësuesvëve të të dy vendve.  Sipas tij, vizitat e zyrtarëve të lartë Evropianë vijnë në kohën kur përfaqësuesve politikë u ështëq bërë e qartëse duhet sa më shpejt të formojnë institucionet e reja.

“Situata aktuale politike i ka alarmuar diplomacinë perëndimor sidomos zonjën Kallas. Ardhja e zonjës Kallas dhe deklarimi i presidentit Macron janë në linjën e njëjtë atë të nevojës për të vijuar procesi i dialogut Kosovë-Serbi”, deklaroi Imeri.

Por, analisti politik, Lutfi Bilalli, vlerëson se zonja Kallas vjen në Prishtinë  në një situatë aspak të favorshme për shtetin për shkak të bllokadës për formimin e institucioneve.

‘’Evropianet dëshirojnë të startojnë me një dinamikë tjetër për shkak të krijimit të një imazhi se problematikave do ti japin zgjidhje”, tha Bilalli.

Procesi i dialogu Kosovë-Serbi ka ngecur në kohën kur akuzat e ndërsjella kishin arritur kulmin, ndërsa Bashkimi Evropian ka paralajmëruar pasoja për palët në rrugën e tyre integruese nëse nuk zbatohet obligimet dala nga dialogu./RTV21/21Media 

Back to top button