Policia jep detaje për sulmin ndaj gjinekologut Afrim Veliu

Gjinekologu Afrim Veliu është sulmuar mbrëmë në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Ai është goditur me një mjet metalik teksa po futej në veturë.

Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka njoftuar se viktima ka lëndime të lehta.

“Mbrëmë rreth orës 21:30, është raportuar për një sulm fizik, të ndodhur në rrugën “Henry Dunant” në lagjen Ulpiana të Prishtinës. Sipas informacioneve të para dyshimet janë ngritur se, teksa po futej në veturë viktima është goditur në kokë me një mjet metalik nga një person i panjohur. Viktima ka pësuar lëndime të lehta dhe ka marrë trajtim mjekësor. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa motivi i sulmit mbetet i panjohur”, ka deklaruar Borovci,

Ai tha se Policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative dhe hetimore për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.

Back to top button