Rexhaj: Formula më e mirë është që seanca të mbahet një herë në javë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, e ka quajtur të gabueshme mbledhjen e Kuvendit çdo 48 orë, duke shtuar se “formula më e mirë është një herë në javë”.
Sipas tij, mbledhja për seancë çdo 48 orë është bërë për t’iu bërë presion deputetëve.
“Më mirë ishte një herë në javë, në atë kuptim…E vërteta është se gabim është çdo 48 orë. Po e vëreni edhe vet. Është bë me qëllim të mirë, realisht t’i shtyjë e t’i japë presion edhe deputetëve. Është i panevojshëm. Formula më e mirë është një herë në javë. Në këtë kuptim nuk do të bëheshim të tepërt. Realisht do të kishim kohë për zgjidhje”, ka deklaruar Rexhaj.