Kurti shkruan për darkën me Kallas: Masat duhet të largohen tërësisht, janë vendosur padrejtësisht

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shkruar lidhur me darkën që pati mbrëmë me Kryediplomaten e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e cila po qëndron për vizitë në Kosovë.

Kallas dje njoftoi se BE ka filluar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës. Kurti e ka cilësuar këtë si hap pozitiv, duke shtuar se masat janë vendosur padrejtësisht dhe se duhet të largohen plotësisht.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti ka thënë se me Kallas kanë folur për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe BE-së, progresin në reforma, demokraci dhe ekonomi, bashkëpunimin e ndërsjellë dhe rrugën tonë integruese.

“Znj. Kallas i shprehim mirënjohje për angazhimin e saj personal për largimin e masave kufizuese dhe për njoftimin se ato kanë nisur të largohen gradualisht. Ky është hap pozitiv dhe një lajm i mirë për vendin, edhe pse masat janë vendosur padrejtësisht dhe se ato duhet të largohen plotësisht. Institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara dhe angazhohen çdo ditë për sundim të ligjit, siguri publike dhe mirëqenie e shërbime për qytetarët tanë, pa dallim”, ka shkruar Kurti.

Përveç Kurtit, dje Kallas ka takuar edhe liderët e partive tjera.

Krasniqi: Diskutuam për zhvillimet politike dhe për nevojën për stabilitet institucional…

Abdixhiku takon Kallasin, ia tregon propozimin e LDK-së për qeveri gjithëpërfshirëse

Haradinaj pas takimit me Kallas: Koha është për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës

Back to top button