Nisin punimet për rehabilitimin e rrugës Kishnicë – Bresalc, vlera mbi 4.1 milionë euro

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se kanë filluar punimet për rehabilitimin e rrugës Kishnicë – Bresalc, projekt për qarkullim në këtë zonë.
Përmes një postimi në Facebook, Durmishi ka treguar se vlera e kontratës së kësaj rruge është mbi 4.1 milion euro, me gjatësi të rrugës 27.8 km.
“Filluan punimet për rehabilitimin e rrugës Kishnicë – Bresalc. Vlera e kontratës mbi 4.1 milion euro, gjatësia e rrugës 27.8 km. Do të rehabilitohet komplet rruga, përfshirë edhe rregullimin e rrëshqitjes afër liqenit të Badocit. Në disa pjesë të rrugës do të ketë zgjerim të rrugës për të shtuar një korsi e cila do ta lehtësoj dukshëm qarkullimin”, ka shkruar Durmishi. /21Media